HumanPower
Published on:
May 10, 2022
Expires:
May 22, 2022
Other Details:
Prishtinë · Full Time
Job Description
	 	 

Kompania: HumanPower
Pozita: HR Administrator (M/F)
Lokacioni: Pejton, Prishtinë
Orari i Punës: Orar i plotë
Linja e raportimit: Recruitment Manager
Kriteret kryesore: Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar

Përshkrim

HumanPower është kompani regjionale e specializuar në fushën e rekurtimit. Nën umbrellën e HumanPower janë edhe kompanitë lidere në fushën e punësimit siç janë KosovaJob, OfertaPune, AkademiPune dhe Rroga.com.

Si pjesë e zgjerimit të ekipit po kërkojmë një HR Administrator/e që do ta mbështesë ekipin e rekrutimit përmes menaxhimit efektiv të të gjitha detyrave administrative të pjesës së rekrutimit.

Detyrat dhe përgjigjësitë:

  • Pret kandidatët dhe përgjigjet në pyetjet e tyre në lidhje me rekurtimin dhe punësimin;
  • Merr aplikimet e kandidatëve, bën kontaktin e parë dhe i regjistron në database;
  • Ndihmon në organizimin dhe koordinimin e procesit të intervistave;
  • Bën filtrimin e kandidatëve në bazë të aftësive të tyre;
  • Mirëmban bazën e të dhënave të kandidatëve;
  • Përpilon raporte të ndryshme për rekrutimin;
  • Merr pjesë në takime ndryshme;
  • Mirëmban dokumentacion e kandidatëve.

 Profili i dëshiruar:

  • Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar (e detyrueshme);
  • Aftësi për të punuar në menyrë të pavaruar dhe të organizuar;
  • Sjellje profesionale dhe aftësi bindëse;
  • Përvojë pune në burimet njerëzore sidomos në rekrutim (do të konsiderohet përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyshme komunikuese dhe interpersonale;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Fleksibiltet dhe angazhim ndaj punës.

Si të aplikoni:

Ju lutem aplikoni duke shtypur në butonin poshtë. Afati i fundit për aplikim është data 22 Maj 2022

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen!