Rreth kësaj pozite
Teleperformance
Agjent i shërbimit të klientëve në gjuhën holandeze
Projekti
Inbound
Gjuha
Holandeze
Orari
I plotë
Teleperformance është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 84 vende të botës dhe me më shumë se 420,000 mijë punonjës. Si pjesë e zgjerimit të Teleperformancës, jemi duke kërkuar Agjent të shërbimit të klientëve në Gjuhën Holandeze për projekt në inbound (pranim të thirrjeve).
Detyrat tuaja
- Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
- Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
- Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre.
- Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
- Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
- Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë dhe shumë të tjera.
- Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.
Profili yt i dëshiruar
- Komunikon rrjedhshëm në gjuhën holandeze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, në nivel të lartë (C1).
- Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
- Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
- Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
Ne të ofrojmë
Pagë fikse bruto
€1,600
Bonus mirëseardhjeje
€1,000 + bonus performance
Trajnim
Trajnim para fillimit të punës dhe të paguar nga dita e parë.
Kontratë e rregullt
Vend të sigurtë të punës me kontratë të rregullt.
Ambienti i punës
Atmosferë moderne dhe të këndshme të punës.
Apliko sot dhe bëhu pjesë e ekipit të Teleperformance.
Si të aplikoni
Aplikoni përmes formularit online deri më 23 dhjetor 2026. Plotësimi zgjat disa minuta.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
