Fuqizo aftësitë tuaja të gjuhës gjermane

Me prani fizikePrishtinë, KosovoKohë e plotë

Rreth kësaj pozite

PowerYourGerman

Fuqizo aftësitë tuaja të gjuhës gjermane

Mësoni gjuhën gjermane dhe zhvilloni karrierën tuaj.

Vendi
Kosovë
Kohëzgjatja
4 muaj
Çmimi
135 € në muaj
Grupi i parë
Vetëm 12 studentë

Teleperformanca në Kosovë, në bashkëpunim me Britannica ELT School dhe HumanPower, po fillon programin edukativ „PowerYourGerman“. Ky program intensiv, i certifikuar nga Teleperformanca, ju ndihmon të avanconi gjuhën gjermane deri në një nivel që mundëson punësimin në Teleperformancë.

Kush mund të aplikojë

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën një nivel bazë të gjuhës gjermane, prej A2/B1.

Çfarë ofron programi „PowerYourGerman“?

Mësim intensiv

2 orë në ditë, çdo ditë pune.

Trajnim praktik në Teleperformancë

Për një përvojë të thellë në botën e shërbimit ndaj klientit.

Vendi i mësimit

Në hapësirat e Britannica ELT School, në Tophane, në një objekt plotësisht të digjitalizuar, si dhe në Teleperformancë.

Certifikim

Certifikim në përfundim të programit.

100% e kostos së investimit tuaj do t'ju kthehet (rimbursohet) në momentin e punësimit tuaj në Teleperformancë.

Aplikoni tani dhe siguroni vendin tuaj në grupin e parë!

Si të aplikoni

Aplikoni përmes formularit online deri më 31 dhjetor 2026. Plotësimi zgjat disa minuta.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.