HomeServicesJobs17About usContactHire talent
Të gjitha pozitat

Agjent i Shërbimit të Klientëve – Gjuhë Holandeze

Në distancëPrishtinë, KosovoKohë e plotë

Rreth kësaj pozite

Teleperformance

Agjent i shërbimit të klientëve në Gjuhën Holandeze

Si pjesë e zgjerimit të Teleperformancës, kompanisë më të madhe botërore për shërbime ndaj klientëve.

Gjuha
Holandeze (C1)
Projekti
Inbound (pranim të thirrjeve)

Si pjesë e zgjerimit të Teleperformancës, jemi duke kërkuar Agjent të shërbimit të klientëve në Gjuhën Holandeze për projekt në inbound (pranim të thirrjeve).

Rreth nesh

Teleperformance është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve, ekzistente në më shumë se 84 vende të botës dhe me më shumë se 420,000 mijë punonjës.

Detyrat tuaja

  • Përkrah dhe këshillon klientët duke u përgjigjur në pyetjet e tyre.
  • Informon dhe këshillon rreth produkteve dhe shërbimeve.
  • Kujdesesh përmes telefonit dhe e-mail për klientin dhe kërkesat e tyre.
  • Identifikon qartë shqetësimet e klientëve dhe ofron zgjidhje të pranueshme.
  • Menaxhon dhe dokumenton me kujdes veprimet dhe proceset.
  • Vazhdimisht zhvillon aftësitë kyçe dhe të çmuara si puna ekipore, mentaliteti për të shërbyer mirë dhe shumë të tjera.
  • Identifikon nevojën e klientit për produkte shtesë dhe ia ofron klientit në mënyrë të këndshme.

Profili yt i dëshiruar

  • Komunikon rrjedhshëm në gjuhën holandeze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar, në nivel të lartë (C1).
  • Ke dëshirë të komunikosh në telefon, je miqësor, bashkëndjen dhe je i/e orientuar kah klienti.
  • Je i/e organizuar, dëshiron angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Ke njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Ne të ofrojmë

Pagë fikse bruto

€1,200

Trajnim

Trajnim para fillimit të punës dhe të paguar nga dita e parë.

Vend të sigurtë të punës

Me kontratë të rregullt.

Atmosferë pune

Atmosferë moderne dhe të këndshme të punës.

Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj — vetëm kandidatët që kalojnë në fazën e ardhshme të përzgjedhjes do të kontaktohen.

Si të aplikoni

Aplikoni përmes formularit online deri më 24 dhjetor 2026. Plotësimi zgjat disa minuta.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.