Rreth kësaj pozite
TP Kosovo
Facility Specialist
Lokacioni
Prishtinë, Kosovë
Kompania
TP Kosovo
TP Kosovo është në kërkim të një Facility Specialist për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për t'u kujdesur për mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e ambienteve të punës.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryerja e punëve të mirëmbajtjes dhe riparimeve të ndryshme në ambientet e zyrës.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me instalimet e ujit, gypat, pajisjet sanitare dhe elementet e tjera teknike.
- Kryerja e punëve të vogla të riparimit dhe intervenimeve teknike.
- Kujdesi për mirëmbajtjen e përgjithshme të ambienteve dhe pajisjeve të zyrës.
- Bashkëpunimi me administratën për të siguruar funksionimin e rregullt të ambienteve të punës.
- Raportimi i problemeve teknike dhe nevojave për mirëmbajtje.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Përvojë praktike si mjeshtër ose në punë të mirëmbajtjes teknike.
- Njohuri në riparimin e instalimeve të ujit, gypave dhe pajisjeve të ndryshme.
- Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme të ndryshme teknike.
- Aftësi të mira organizative dhe bashkëpunuese.
- Njohuri të gjuhës angleze – e detyrueshme.
- Njohja e gjuhës gjermane konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë
Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie ndërkombëtare.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
Kushte konkurruese të punësimit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Nëse mendoni se kjo mundësi pune është e përshtatshme për ju, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e ekipit tonë.
Si të aplikoni
Aplikoni përmes formularit online deri më 7 janar 2027. Plotësimi zgjat disa minuta.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
