HomeServicesJobs11About usContactHire talent
Të gjitha pozitat

Rekrutues (me njohuri të Gjuhës Gjermane)

Me prani fizikePrishtinë, KosovoKohë e plotë

Rreth kësaj pozite


Nëse flet gjermanisht, është koha të filloni një karrierë profesionale në fushën e burimeve njerëzore. Këtë mundësi do ta keni në HumanPower, kompani e specializuar në fushën e rekrutimit.

Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të rekrutimit në vendet e rajonit, jemi duke ofruar mundësi të punësimit për:

  • Pozita: Rekrutues (me njohuri të Gjuhës Gjermane)
  • Orari: i plotë nga e Hënë – e Premte (08:30 – 17:00)
  • Kriteri: Njohje e Gjuhës Gjermane (niveli C1)
  • Vendi i punës: Prishtinë, Lagjja Pejton

Përgjegjësitë:

  • Rishikoni aplikacionet e kandidatëve për të përcaktuar kualifikimet me pozitën e punës së aplikuar.
  • Kontaktimi i kandidatëve, vlerësimi i njohurive gjuhësore dhe përcaktimi i përputhshmërisë me kërkesat e rolit.
  • Koordinimi i procesit të punësimit nga fillimi në fund, duke përfshirë caktimin e termineve të intervistave, komunikimin me kandidatët dhe organizimin e ofertave të punësimit.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta mbi aktivitetet e rekrutimit duke përfshirë përditësimet e statusit të kandidatëve në software të rekrutimit.
  • Ndihmon në pjesët e ndryshme administrative të procesit të rekrutimit

Eksperienca dhe Njohuritë:

Nëse nuk keni eksperiencë në pozita të ngjashme, nuk ka problem, sepse trajnimi do të ofrohet gjatë punësimit tuaj në HumanPower. Kriter kryesor mbetet të keni njohuri të gjuhës Gjermane në nivelin minimal C1.

  • Të keni vullnet të mësoni
  • Të keni aftësi të komunikimit dhe aftësi organizative (administrative)
  • Të keni të përfunduar studimet e nivelit Bachelor
  • Të keni njohuri në përdorimin e kompjuterit

Si të aplikoni

Aplikoni përmes formularit online deri më 17 nëntor 2026. Plotësimi zgjat disa minuta.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.